Askush nuk e njohu, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtares së njohur
Adele thotë se e ka refuzuar ftesën për të kënduar në show-n e Super Bowl, por në fakt vetë Liga Kombëtare e Futbollit së bashku me sponsorin zyrtar “Pepsi” e kanë mohuar se kanë bërë një ftesë zyrtare këngëtares.
Por, këngëtarja e super hitit “Hello” tha gjatë një koncerti në Los Anxhelos se nuk e pranoi ftesën, sepse ai spektakël nuk ka të bëjë me muzikën, sipas saj. Adele shtoi se nuk di të kërcejë mbi të gjitha e as të performojë në skenë. 28-vjeçarja i falenderoi për ofertën duke thënë se ishin tepër të sjellshëm, por me versionin e saj, Adele tha Jo!
Ndërsa në një deklaratë zyrtare, organizatorët thanë se për momentin nuk janë fokusuar në emra të veçantë këngëtaresh, duke mohuar emrin e Adele, por se qëllimi i tyre është të realizojnë një atmosferë magjepsëse në Hiuston. Liga Kombëtare e Futbollit duket se nuk janë zhgënjyer nga performancat e mëparshme të Bruce Springsteen, Katy Perry apo Beyonce, të cilët kanë elektrizuar skenën.
Adele ka një reputacion se i refuzon gjithmonë show-t e mëdha, ndaj performanca e saj në “Glastonbury” këtë vit, u pa si një arritje e madhe.
Top Channel