Barrë e padukshme/ Si punët e shtëpisë dhe pritshmëritë patriarkale ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e grave
E kanë quajtur Paris të vogël, qytet të dashurisë, të serenatave, të artit, mësonjëtores, apo birrës. Korça është qyteti që gjithmonë tërheq turistë për atë çka ofron.
Bulevarde me njerëz që shëtisin, muzeume, traditë, art kulinar dhe vende simbol të historisë së saj si pazari i Korçës apo parku Rinia. Por në këtë periudhë festa e birrës është eventi më i madh veror jo vetëm për Korçën. Mbi 100 mijë persona e vizitojnë këtë festë në pesë ditët e organizimit të saj.
Festa e birrës nisi në vitin 2007, nga Bashkia Korçë. Tashmë pas 10 vitesh ajo ka evoluar jo vetëm për famën e saj, por edhe për zgjerimin në nivel artistik.
“Festa e Birrës është një histori suksesi. Është pikërisht kombinimi i festës me at çfarë ofron qyteti i Korçës që bën që të gjithë hotelet, jo vetëm në Korçë, por edhe në rrethina të jenë të zëna”, shprehet Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë.
Qyteti dukshëm është në festë. Atmosfera e festës së birrës, edhe pa arritur kulimin në orët e natës, ndihet në pedonalen e qytetit, në bare, restorante, me muzikë, birra dhe miq. Por edhe me bukuri korcare.
Turma festive me natën u zhvendos në qendrën e festës së birrës pranë parkut Rinia. Përveç produkteve tradicionale të qytetit, argëtimi, show dhe ritmi vazhdon deri në orët e para të mëngjesit.
Të ndezësh atmosferën këtu është fare e thjeshtë. Mjafton muzika e mirë, sidomos ajo tradicionale korçare, dhe pjesa tjetër i takon qytetarëve dhe të rinjve. Ata i dhanë ngjyrat natës së gjatë në Korçën e qeshur dhe plot jetë, që në çdo stinë të fton për të gjetur kënaqësi dhe mikpritje.
Top Channel