Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Presidenti turk Recep Tayip Erdogan duket se ka marrë krahë pas takimit me homologun rus Vladimir Putin, aq sa t’i kërkojë Uashingtonit që të zgjedhin.
“Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin, Turqinë ose Gulenin”, ka deklaruar Erdogan duke i dhënë administratës amerikane ultimatumin për ekstradimin e klerikut, të cilin e akuzon për organizim të grushtit të dështuar të shtetit.
“Herët a vonë Shtetet e Bashkuara do të duhet të bëjnë një zgjedhje, ose Gulen, ose neve”, ka thënë Erdogan përpara mijëra mbështetësve në një tubim në Ankara.
Apelet e Turqisë drejtuar Amerikës kanë qenë të shumta pas dështimit të grushtit të shtetit, i konsideruar si një shfaqje e Erdogan.
Por edhe përgjigjia e Uashingtonit nuk ka munguar. Sekretari i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje presidentit turk që të ketë kujdes me fjalët.
Megjithatë, për të vlerësuar nivelin e marrëdhënieve me Turqinë, sidomos pas vizitës së Erdogan në Moskë, vetë Kerry do të vizitojë Ankaranë.
Top Channel