
Shqipëria e ka pranuar hapur pozicionin e saj të pafavorshëm në radhët e grupit F, për kualifikimet për në Kampionatin Europian të Basketbollit, EuroBasket 2017.
E ndodhur përballë Gjeorgjisë, Malit të Zi dhe Sllovakisë, kompeticioni, që merr jetë më 31 gusht, përbën një çast vendimtar për vendin tonë.
Pas një periudhe përgatitore 4-vjeçare, trajneri i Shqipërisë Antonis Constantinides ka zgjedhur paraprakisht 19 lojtarë, 12 prej të cilëve do të përfaqësojnë kombëtaren në këtë proces.
Pjesëmarrja në garat e kualifikimit do të jetë qershia mbi tortë për revolucionin që ka marrë jetë së fundmi në basketbollin shqiptar, shkruhet në faqen fibaeurope.com.
“Këtë verë, Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar për të gjitha grupmoshat, për meshkuj dhe femra”, ka deklaruar Constantinides.
“Objektivi ynë në këto momente është të formojmë një grup lojtarësh të rinj dhe të ndërtojmë atë që do të jetë bërthama e ekipit në vitet e ardhshme”, ka sqaruar tekniku.
19 të përzgjedhurit e Constantinides:
Marsel Aliaj Besnik Biberaj Denis Deda Elvisi Dusha
Herion Fasllija Algert Gjonaj Abdel Gjyzeli Julian Hamati
Endri Hysenagolli Mired Jani Aldor Kola Genti Lasku
Dod Lekndreaj Robert Shestani Gerti Shima Celis Taflaj
Adriano Topalli Red Vogli Franci Zeneli
Top Channel