Brigitte Bardot, jeta në foto e legjendës së kinematografisë botërore “Tejet të zakonshmes” mban titullin ankandi I organizuar nga “Christie’s” ku do të shfaqen për publikun fillimisht dhe më pas për adhuruesit, sende vërtet të rralla.
Disa prej tyre kanë qenë në bordin e anijes gjigande “Titanic” që u zhyt në ujë mbi 100 vjet më parë. Kilotat e Mbretëreshës Victoria apo dhjetëra sende unike sic është pema e familjes e kamerave Leica, e cila pritet të shitet për plot 450 mijë paund.
Michael Pritchard, drejtor I përgjithshëm i Shoqërisë së fotografëve mbretëror thotë:
“Kemi plot 107 kamera leica që nga prototipi I kamerave nga viti 1913 e deri tek kamerat dixhitale të viteve 2000. Kjo pemë tregon historinë e kamerave nga perspektiva teknologjike, dizajni dhe gjithë kronologjinë e zhvillimit të tyre. Është absolutisht unike”.
Ky është viti kur Golfi u rikthye në Lojërat Olimpike pas 112 vitesh. Pjesë e ankandit është edhe një medalje olimpike, fituar në këtë sport në atë periudhë.
Celia Harvey, drejtorja e shitjeve të Christie’s tregon se kjo është medalja e artë olimpike e vitit 1904, nga lojërat e organizuara në St. Louis, e fituar nga 17 vjeçari Robert E. Hunter. Dhjetëra sende që do të shiten në ankandin e 14 shtatorit, do të shfaqen fillimisht për publikun në Londër për 5 javë rresht.
Top Channel