Parodia është një ndër “armët” më perfekte për t’iu kundërvënë terrorit dhe këtë e di më mirë Terje Sporsem, komedian norvegjez.

Ai ka guxuar duke realizuar nje video-parodi për kreun e të vetshpallurit “Kalifatit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi. Videoja erdhi si një kundërpeëgjigje ndaj vrasjes masive terroriste të 12 qershorit në “Gay Club” të Orlandos, ku humbën jetën 49 persona dhe u plagosën 53 të tjerë.

Terje Sporsem  tha se ka gjetur këtë formë proteste kundër atyre që vrasin në emër të terrorizmit dhe orientimit seksual. Si komedian, tha ai, mënyra më e mirë për të shprehur qëndrimin tim, sigurisht që është humori.

Kenga titullohet “My Bagdaddy”, ku kreu i ISIS paraqitet si homoseksual. Një aktor, i cili luan rolin e Abu Bakr Bagdadit është protagonist i videos së bashku me komedianin , ku teksti këngës flet për një histori dashurie mes tyre.

Pastaj, shton komediani norvegjez, emri i Abu Bakr al-Baghdadi tingëllon bukur muzikalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA