U përfol për një kalim i mundshëm te City ose Juventusi, Enzo Maresca: Ja si qëndron e vërteta
Mijëra turistë, që do të mbipopullojnë Rio de Janeiron gjatë muajit gusht, nënkuptojnë fitime të majme për bandat e narkotrafikut në Amerikën e Jugut. Pikërisht për këtë, autoritetet kanë raportuar ngarkesa të majme të drogave të forta në drejtim të Rios.
Trafiku mes Brazilit dhe vendeve fqinje ka nisur me një fluks tej normales dhe, në Peru, njësitë Antidrogë kanë arrestuar disa drejtues të rrjeteve që kishin ngritur një skemë transporti nga Aeroporti i Limas drejt Brazilit. 92 persona u vunë në pranga në javët e fundit, shumica e të cilëve kamuflonin trafikun përmes udhëtimeve turistike e avionëve privatë luksozë.
Peruja është një prej prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë dhe, sipas agjencisë vendase të Antidrogës, në Brazil shkon një pjesë e madhe e ngarkesave.
Shumë prej të arrestuarve në Peru, me fokus Lojërat Olimpike, kanë qenë të huaj. Duke zbarkuar në Lima me preteksin për turizëm, ata kanë marrë paketat me substancën ilegale për ta çuar atje ku do të konsumohet më shumë, mes mijëra vizitorëve në Olimpiadën e Rio de Janeiros. Një prej arrestimeve më të bujshme ishte ai i pilotit amerikan, Kenet Perok, me 10 kg kokainë, me destinacion Sao Paulon.
“Ne e vumë re këtë njeri, pasi zakonisht pilotët e fluturimeve komerciale kanë një sjellje normale para fluturimit. Por ai, kur kaloi kontrollet e sigurisë, nuk ndoqi procedurën”, tha Eduin Saldana, kreu i Antidrogës në Aeroportin e Limas. Një tjetër trafikant u maskua në një karrige me rrota.
Top Channel