Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Myslimanët anembanë Francës iu përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në meshat e së dielës në shenjë solidariteti pas vrasjes së priftit 84-vjeçar Jacques Hamel nga dy të rinj të radikalizuar. “Sot, ne të gjithë jemi katolikë të këtij vendi”, tha Anouar Kbibech, kreu i Këshillit Francez për Kultin Mysliman.
Shërbesa të posaçme fetare u mbajtën në vendin e tronditur prej krimit të shëmtuar, Rouen, si dhe në katedralen e famshme të Notre Dame në Paris. Mjaft i prekur, kryepeshkopi i Rouenit Dominique Lebrun, foli për një gjest të rëndësishëm vëllazërie.
“Na thanë dhe unë besoj realisht se u treguan të sinqertë, se nuk ishte Islami ai që e vrau At Hamelin”, u shpreh Lebrun. Këshilli i Kultit Mysliman e cilësoi një ditë më parë ekzekutimin e priftit 84-vjeçar si “akt burracak” e bëri thirrje për unitet mes komuniteteve myslimane dhe të krishtera të vendit. Kjo ishte dhe arsyeja që xhamive në Francë i kërkoi të flasin gjatë lutjes mbi rolin kyç që luan Islami në respektimin e feve të tjera, ndërsa besimtarëve myslimanë u bëri thirrje të vizitojnë kishat më të afërta.
Lëvizja, sipas tij, synon t’u tregojë vëllezërve myslimanë solidaritetin dhe dhembshurinë e myslimanëve të Francës pas tragjedisë së re që tronditi vendin në formën e sulmit ndaj një vendi kulti. Vetë Libri i Shenjtë i Kuranit thotë se çdo shtëpi e Zotit është dhe e myslimanëve dhe nëse duan të luten e nuk kanë afër xhami, por vetëm një kishë, mund të hyjnë e të luten aty.
Meshën e së dielës e kanë ndjekur edhe myslimanët e Italisë. Tre imamë qëndruan në radhën e parë të njerëzve të mbledhur për të ndjekur shërbesën fetare në kishën Santa Maria Trastevere të Romës.
Top Channel