“Ulu, idiot,” i tha Allegri Orialit. Pastaj ndërhyri Conte: ja çfarë thanë…
Ylli xhamajkan i atletikës botërore, Usain Bolt mbërriti në Rio De Janeiro këtë mesjave për zhvillimin e Lojërave Olimpike.
Në momentin e hyrjes në aeroport, Bolt, i shoqëruar nga disa zyrtarë olimpikë, u ndal për disa minuta për t’u orientuar disi, për t’u larguar më pas në drejtim të vendit të akomodimit të tij.
Usain Bolt është fitues i 6 medaljeve të arta olimpike në Pekin dhe Londër, ai është në të njëjtën kohë edhe mbajtësi i rekordeve në garat 100 dhe 200 m dhe në Rio do të kërkojë që të bëjë historinë dhe të fitojë 3 medalje të tjera të arta Olimpike, gjë që nuk është arritur nga askush më parë.
Ndërkaq, vijon ardhja edhe e delegacioneve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Përpara Bolt, kishin zbritur në aeroportin e Rios edhe sportistët dhe stafet teknike të Tajvanit si dhe ata nga Australia.
Top Channel