Tragjike/ Gjendet e vdekur aktorja e njohur për fëmijë, dyshohet se kishte marrë plagë të rënda nga…
Me dhjetera vetë kanë humbur jetën në Nepal pas përmbytjeve të befasishme dhe rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shirat e dendura të musonit.
Shume nepalezë vazhdojnë të jetojnë në tenda pas tërmetit të fuqishëm të vitit të kaluar, e kushtet e ashpra atmofesrike i kanë goditur ata më fort se të tjerët. Një video amatore nga rajoni Rupandehi tregon sesi fuqia e ujrave të rrëmbyer arrin të shkatërrojë dhe një barrierë mbrojtëse.
Bilanci i viktimave deri më tani llogaritet në 64 vetë, ndërsa 6 mijë persona janë aktualisht të rrezikuar nga përmbytjet dhe policia po kërkon mënyrat për t’i shpëtuar duke përfshirë këtu helikopterët. Shumica e jetëve të humbura u regjistruan vetëm gjatë 2 ditëve të fundit. 20 persona rezultojnë të zhdukur.
Në Indinë fqinje, përmbytjet masive kanë prekur më shumë se 1.6 million vetë e kanë mbuluar në ujë fshatra të tëra. Si vërshimet e ujrave, ashtu dhe rrëshqitjet e dheut në të dyja vendet nuk janë të pazakonta gjatë sezonit të musonëve, që nis në muajin qershor e përfundon në shtator. Bilanci i vdekjeve mbërrin në qindra vetë thuajse çdo vit.
Top Channel