Futbolli spanjoll dominon si në fushën e gjelbër ashtu edhe jashtë saj përsa u përket klubeve. Sipas një klasifikimi të “Transfermarkt”, Reali i Madridit dhe Barcelona janë skuadrat me vlerën më të lartë në merkato, madje janë të shkëputur ndjeshëm nga ekipet e tjera europiane.
Skuadra kampione në fuqi e kontinentit, Reali sipas “Transfermarket” rezulton të ketë një vlerë prej 783.3 milionë euro. Nuk është shumë larg Barcelona, vlera e së cilës kap shifrën e 767.5 milionë eurove. Podiumi plotësohet nga kampionët e Gjermanisë të Bajernit të Mynihut që gjithsesi është larg dy gjigantëve iberikë, pasi vlera në merkato e këtij klubi është 574.7 milionë euro.
Pas Bajernit, pozicionohet 2 skuadra të Premier League, Chelsea në vendin e katërt dhe Manchester City në të pestin, të ndjekur në vendin e 6 nga finalistët e Ligës së Kampionëve, Atletiko Madrid.
Arsenali është në vendin e 7 duke lënë pas Manchester United. Dhjetëshja e klubeve me vlerën më të lartë në merkato sipas “Transfermarket” plotësohet nga PSG dhe Juventus.
Top Channel