Raund i ri bisedimesh/ Zëdhënësi i Kremlinit: Takimi i ri trepalësh mes SHBA, Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë Bernie Sander iu kërkoi demokratëve që të mbështesin Hillary Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë, në një fjalim në konventën e Partisë Demokratike. Në momentin që ai doli në skenë, ovacionet shpërthyen dhe nuk u ndalën pë 3 minuta.
“Hillary Clinton duhet të jetë Presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Sanders. Tensionet në konventën e demokratëve ishin të dukshme me mbështetësit e Sanders që thërrisnin emrin e tij dhe vërshëllenin atë të Clinton.
Por, senatori kërkoi që demokratët të bëhen bashkë dhe të mposhtin “demagogun” Donald Trump, i cili sipas tij i ndan amerikanët. “Clinton e ka kuptuar që diversiteti është një nga pikat tona më të forta dhe jo e kundërta”, vijoi Sanders.
Ai apeloi tek të gjithë delegatët dhe mbështetësit që të bëjnë gjithçka kanë mundësi që Clinton të zgjidhet Presidente e Shteteteve të Bashkuara.
Konventa e demokratëve i filloi punimet mes një skandali që deri tani ka çuar në dorëheqjen e kryetares së partisë si dhe në akuza për përfshirje të shërbimeve sekrete ruse në vjedhjen e email-eve të partisë që u bënë publike nga Wikileaks.
Top Channel