Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Dy gra 55 vjeçare humbën jetën nga asfiksia në spitalin Amerikan në kryeqytet, pas një zjarri të fuqishëm që dyshohet se u shkaktua me dashje pas një konflikti mes 2 pacientëve të tjerë.
Viktimat janë Sanie Sulaj nga Mamurrasi dhe Hanife Mali nga Laçi, të cilat ishin duke marrë shërbimin në pavionin e hemo-dializës.
Ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë ndodhi mesditën e së hënës në brendësi të pavionit teksa pacienti Lefter Canaj, 57 vjeç, ka nxjerrë nga qesja një bidon me benzinë dhe ka spërkatur pacientin tjetër Dashamir Saraçi, 47 vjeç, duke i vënë zjarrin.
Motivet e sherrit që sollën ngjarjen tragjike ende nuk dihen ndërsa dëshmitarët flasin për një skenë të tmerrshme. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëseve dhe forcave të komisariatit nr 3 bënë të mundur evakuimin e personave që ndodheshin në pavion, përfshirë stafin e spitalit pasi bilanci mund të ishte edhe më tragjik.
Të plagosur nga zjarri i fuqishëm kanë mbetur edhe 2 pacientët e përfshirë në konflikt të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacion.
E lënduar lehtë ka mbetur edhe një infermiere, ndërsa i gjithë stafi i spitalit ndodheshin në detyrë do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjen e rëndë. Sipas uniformave blu zjarri është përhapur në pavion dhe dhomat e tjera, si pasojë e medikamenteve dhe elementëve të tjerë të ndjeshëm nga temperaturat e larta.
Top Channel