
Konfirmimin e faktit, që sulmi në qendrën tregtare të Mynihut nuk kishte sfond terrrorist, zëvendëskancelari gjermane Sigmar Gabriel e bëri me një lloj lehtësimi.
18-vjeçari Ali Sonbuly, i vili vrau 9 persona e më pas veten, kishte qenë nën trajtim psikiatrik e nuk ka arsye për të mos menduar se nuk veproi i vetëm.
Kjo, për numrin dy të qeverisë gjermane do të thotë shumë, pasi nënkupton se rreziku i sulmeve të tjera, siç do të kishte ndodhur në rastin e një atentati terrorist, ulet shumë.
“Nisur nga ajo që ndodhi në Nicë dhe serinë e sulmeve që Franca ka përjetuar këto kohë, nisëm dhe ne të frikësoheshim se, edhe ky mund të ishte gjithashtu një akt terrorist. Falë Zotit, rezultoi që nuk ishte rasti ynë, por sigurisht forcat e sigurisë janë në gatishmëri këtu te ne, për shkak të një frike që sot ndihet në të gjithë Europën”, tha Sigmar Gabriel, zv.kryeministër i Gjermanisë.
Sulmi i Mynihut kontraston në fakt me atë të Nicës e Orlandos, ku dalin në dritë gjithmonë e më shumë detaje mbi jetët e tyre personale. Si Omar Mateen, ashtu edhe Mohammed Bouhlel kishin pasur episode të dhunës në familje, vuanin nga depresioni, ndërsa ka dhe dilema mbi identitetin e tyre seksual.
E ndërsa Shteti i vetëformëzuar Islamik vazhdon t’i pretendojë si të tijat sulmet e ndodhura në Perëndim, ai i ka të përcaktuara rreptë normat gjinore e linjën që duhet të ndjekin pasuesit e vet.
Mesazhi nga e gjithë kjo situatë nuk është se ekstremistët po i mëshojnë fort idesë së forcimit të individit përmes fesë, por ai i tërheqjes së personave që ndihen të pasigurtë, të kërcënuar e në nevojë psikologjike për kontroll dhe përgjigje të thjeshta.
Pas ngjarjes së të premtes, ndërkohë, një sërë politikanësh gjermanë iu janë bashkuar thirrjeve për kontroll më të ashpër mbi shitjen e armëve.
Top Channel