Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të kancelares së Gjykatës së Apelit, Durrës, Suzana Mandija, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.
Mandija dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, me qëllim që të afronte datën e procesit gjyqësor civil që kishte qytetari në Gjykatën e Apelit në këtë gjykatë. Bashkë me kancelaren, Prokuroria për Krime të Rënda, dërgon për gjykim edhe shtetasin Gëzim Shala, i akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Ky shtetas ka ndërhyrë tek e pandehura Mandija për të “ndihmuar” qytetarin që kërkonte shqyrtimin e çështjes së tij në një kohë sa më të shpejtë.
Hetimet ndaj kancelares së Apelit në Durrës nisën pas referimeve të marra nga Policia e Shtetit.
Top Channel