
Në dhjetor të vitit 2007, Enver Hoxhaj dhe Hashim Thaçi kishin pritur miq ndërkombëtarë në selinë e PDK-së, në Prishtinë.
Aty, përfaqësuesit e “Quint”-it do t’u thoshin se “nuk kishte gjasa, që në OKB të kalonte propozimi i Ahtisaarit për Pavarësinë e Kosovës”.
Prej atëherë e deri më sot, ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj thotë se PDK-ja nuk mund të fajësohet për mospërfundimin e legjitimimit ndërkombëtar të shtetit. Sipas tij është ditur prej atëherë se anëtarësimi në OKB do të ishte i vështirë.
Në një emision të “TV Dukagjinit”, Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk do të vazhdojë pafundësisht të kërkojë njohje.
“Ne jemi pranë 130 njohjeve dhe, sapo ta arrijmë këtë, e kemi shumicën për anëtarësim. Është e pakuptimtë të kërkojmë njohje individuale nga shtetet edhe pas këtij numri”, ka thënë Hoxhaj.
Top Channel