“Presidenca nuk kishte dokumentacion për përzgjedhjen e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani në konflikt interesi Myftiu i Shkodrës, Muhamed Syrtari, para faljes së të premtes në xhaminë e madhe të qytetit, ka bërë një deklaratë ku ka dënuar ashpër atë që e quajti “punë e djallit”, vrasjen e njerëzve të çdo besimi në emër të zotit.
Duke marrë shkas nga aktet e dhunës kudo në botë e së fundmi në Nisë të Francës, myftiu kërkoi që të gjitha komunitetet fetare të luten e të punojnë për paqen.
“Të nderuar motra e vëllezër, unë ju ftoj me zemër të lutemi e të angazhohemi maksimalisht për të dëshmuar veten si myslimanë të vërtetë, ndërtues të jetës, të distancuar nga adhuruesit e djajve që mbjellin terrorin edhe në emër të Zotit. Unë ftoj komunitetet fetare në vend të bëjnë lutje dhe të sensibilizojnë besimtarët për t’u distancuar moralisht dhe shpirtërisht nga cdo formë e dhunës, terrorit, mbjelljes së urrejtjes ndërfetare që na armiqësojnë dhe krijojnë territore të përshtatshme ku djajtë e mallkuar krijojnë perandoritë e tyre të shkatërrimit dhe errësirave”, u shpreh myftiu Syrtari.
Top Channel