Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Karel Jarolim është trajneri i ri i Republikës Çeke. Konfirmimi ka ardhur nga Federata e Futbollit çek, e cila përmes një komunikim ka bërë publik edhe emrin që do të zërë vendin e Pavel Vrba. Ndërkohë që po sot ka ardhur edhe vendimi i federatës belge për të shkarkuar trajnerin Wilmots.
Ky i fundit u largua pas eliminimit nga Euro2016, kompeticion të cilin Republika Çeke e mbylli në vend të fundit duke marrë vetëm një barazim ndaj Kroacisë.
Për trajnerin e aktual të Mlada Boleslav është gati një kontratë 2-vjeçare duke nisur nga 1 gushti. Kontrata për të cilën Jarolim ka rënë dakord ka edhe një klauzolë me të drejtë shtyerje për dy vite.
Edhe pse shkuan deri në çerekfinale të Euro 2016, federata belge duket se nuk ka qenë e kënaqur nga ai eliminim dramatik nga Uellsi duke vendosur edhe për shkarkimin e trajnerit Marc Wilmots.
Top Channel