Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Qeveria federale në Brazil bëri me dije se do të japë fonde shtesë për të përforcuar sigurinë para Lojërave Olimpike të muajit të ardhshëm që zhvillohen në Rio de Zhaneiro.
Ministri i Sporteve Leonardo Picani tha se forcat e armatosura do të marrin 24 milionë dollarë shtesë për të plotësuar nevojat e sigurisë.
Ai shtoi se ushtria do të nisë patrullimin e qendrave sportive që prej 24 korrikut. Më shumë se 80 000 agjentë policie dhe ushtarë do të patrullojnë rrugët e Rios gjatë zhvillimit të olimpiadës.
Së fundmi, shteti i rios shkurtoi buxhetin, përfshirë atë të policisë. Kjo bëri që agjentët të hidheshin ën protesta për pagat e vonuara dhe kushtet e këqija të punës, duke ngritur dyshime serioze për sigurinë e lojërave olimpike.
Analistët mendojnë se këto protesta janë pjesë e kuadrit më ët gjerë të probleme politike dhe ekonomike në Brazil, që gjithsesi nuk e lehtësojnë situatën.
Shifrat zyrtare për çerekun e parë të vitit 2016, tregojnë se Brazili po kalon recensionin më të rëndë që prej 25 viresh. në këtë situatë, komiteti organizues i lojërave olimpike duhet të përballet edhe me lajmin se shumë sportistë të famshëm janë tërhequr nga lojërat për shkak ët frikës nga virusi Zika.
Megjithëse, drejtori i përgjithshëm i lojërave deklaroi se shqetësimi për këtë virus është ekzagjeruar, kjo nuk ka ndihmuar në qetësimin e situatës dhe sportistët vazhdojnë të largohen nga ky eveniment ende pa nisur.
Top Channel