Bolivia synon Maradonën për trajner
13/07/2016 00:00
Bolivia i ka ofruar postin e trajnerit legjendës së Argjentinës Diego Armando Maradona, i cili aktualisht është i papunë dhe mund të kthehet në drejtimin e një skuadre.
Pas eliminimit të Bolivisë nga Kupa e Amerikës, Julio Cesar Baldivieso u shkarkua nga drejtimi i kësaj kombëtareje, e cila aktualisht është pa trajner.
Një prej drejtuesve të Federatës së Futbollit të Bolivisë ka bërë të ditur se “El Pibe de Oro” mund te marre drejtimin e përfaqësueses se Bolivisë, megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare dhe nuk ka pasur ndonjë reagim nga Maradona.
Top Channel