Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Në harkun e pak ditëve panorama ka ndryshuar totalisht për Lionel Messin, futbollistin që në mënyrë të diskutueshme konsiderohet më i miri në botë aktualisht. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka kaluar shpejt nga sallat e gjyqit në Spanjë, te pushimet luksoze në brigjet e ishullit të Ibizës, një parabol që nuk i ka pëlqyer shumë prej njerëzve në vendin iberik për shkak të evazionit fiskal.
Ashtu si çdo futbollist modern dhe me vetëvlerësimin maksimal, Lionel Messi postoi foto të pushimeve me gruan e tij Antonela dhe dy fëmijët, ndërsa paparacët e gjetën edhe në bordin e një jahti luksoz bashkë me familjen dhe miqtë e tij.
Imazhet e pushimeve luksoze të futbollistit argjentinas, vijnë në kulmin e një fushate kontroverse të skuadrës së Barcelonës në mbështetje të Lionel Messit. Ai është dënuar në Spanjë si një person që ka shmangur miliona nga taksat, por klubi katalanas vazhdon ta mbrojë edhe pas vendimit të gjykatës pasi e cilëson të padrejtë trajtimin nga mediat dhe tifozët.
Mesi ka rregulluar situatën me autoritetet fiskale duke derdhur në arkat e shtetit 4.1 milionë Euro, një akord që u negociua nga avokatët për të pastruar imazhin e talentit blaugrana. Ndërkohë në pritje të sezonit të ri me Barcelonën, sulmuesi endet mes dallgëve në Ibiza.
Top Channel