Superliga e Kosovës, sezoni “ngre siparin” në 20 gusht

12/07/2016 00:00

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), nën drejtimin e kryetarit Fadil Vokrri, ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku bisedoi për shumë çështje para fillimit të kampionatit të ri, i cili pritet të jetë tejet interesant, pasi zhvillohet nën vëzhgimin e UEFA-s e FIFA-s.

Kështu, edicioni i ri i garave 2016/2017 fillon më 20 gusht, një fushatë që merr rëndësi të madhe me mundësinë për t’u prezantuar në garat kontinentale.

Më 13 gusht do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit, si kampion, dhe Prishtinës, si fituese e Kupës së Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, duke filluar nga ora 17.00. 

Komiteti Ekzekutiv bisedoi edhe për riorganizimin dhe ristrukturimin e FFK-së në rakordim me rregulloret dhe standardet e UEFA-s dhe FIFA.

KE-ja kërkoi nga të gjitha organet përgjegjëse të FFK-së që të shtojnë angazhimin e tyre në edicionin e ri në zbatim të akteve normative të FFK-së, në mënyrë që ecuria e garave të jetë shumë e mirë, e kështu të krijohet shumë shpejt një imazh i mirë në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB