Pukë, arrestohen dy policë për kultivim bimësh narkotike

12/07/2016 17:05

SHÇBA pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vënë në pranga 2 punonjës policie të Komisariatit Pukë, për shkak se akuzohen për kultivim bimësh narkotike dhe shpërdorim detyre.

Dy të arrestuarit që mbajnë gradën “inspektor”, Bib Kol Luka, 48 vjeç dhe Gjergj Mark Dodani, 51 vjeç, dyshohen se kanë raportuar të dhëna të rreme për kultivimin ose asgjësimin e bimëve narkotike në zonën ku kryenin shërbimin. Nga hetimet disa mujore të kryera ka rezultuar se në njësitë administrative Luf-Qerret dhe në Qelëz, kishte zona të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan në një aksion të policisë gjatë këtyre ditëve.

Dy punonjësit e policisë të arrestuar kishin relatuar të dhëna të rreme, ndërkohë që në aksionin e policisë u asgjësuan mbi 21 mijë rrënjë bimësh kanabis sativa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA