“Onkologjiku na uli kokat, faktet nuk nderuan askënd”, Rama: Do mbulojmë me barna gjithë sistemin që presioni të mos jetë në Tiranë Partia Demokratike ka reaguar sërish këtë të martë me anë të Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, për foton e Kryeministrit Edi Rama me presidentin amerikan Barack Obama.
Duma tha se Edi Rama ndodhet prej dy javësh nën akuzë, por hesht, nuk jep asnjë sqarim.
“Shtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, që sipas FBI-së amerikane ka përfituar nga krimi federal i futjes së paligjshme të 80 mijë dollarëve në fushatën e Obamës, prej dy javësh ndodhet publikisht nën akuzë, por hesht, nuk jep asnjë sqarim. Shtetasi i huaj numër 2, doli nga hetimet që u bënë ndaj Bilal Shehut në Amerikë, i cili u përdor nga Edi Rama për t’i mundësuar në tetor të vitit 2012 një foto me presidentin Obama, foto që e përdori në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 ku erdhi në pushtet”, tha Duma.
Duma akuzon se Edi Rama hesht pasi nuk tregon dot burimin e 80 mijë dollarëve. “Pse nuk e tregon dot Edi Rama se nga erdhën 80 mijë dollarët, kush është burimi, kush është donatori? A janë ato para të pista, para droge, para trafiku, para biznesi kriminal? Është kjo arsyeja pse Edi Rama hesht?”.
Megjithatë, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD shprehet se “shtetasi i huaj numër 2”, siç e quan ajo, nuk i ka bërë mirë llogaritë. “Heshtja nuk e ndihmon të mbyllë skandalin, siç shpreson. Përkundrazi, e rëndon edhe më shumë pozicionin e tij, dhe kjo heshtje vërteton se krimin federal, Edi Rama e investoi me një tjetër krim, me futjen e parave të pisëta në fushatën presidenciale të Amerikës”, shprehet Duma.
Top Channel