Xhamia e Namazgjasë, shoqëria civile apelon Administrativen

08/07/2016 18:00

Shoqëria civile nuk heq dorë nga kundërshtimet e saj për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Duke e konsideruar vendimin e Gjykatës Administrative një vendim të pabazuar, Instituti i Çështjeve Kombëtare, INA i thotë Gjykatës së Apelit se akti administrativ për ndërtimin e xhamisë është nxjerrë në kundërshtim me procedurat ligjore.

Përkundër qëndrimit të Shkallës së Parë, që nënvizoi se shoqëria civile nuk legjitimohet në këtë proces, paditësit këmbëgulin se mbrojtja e interesave të publikut është një argument i fortë që i konfirmon si të ligjshëm në gjykatë.

Për këtë, ata i referohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ku nënvizohet e drejta e kujtdo për akses në gjyqësor.

Më tej, shoqëria civile pretendon se Gjykata e shkallës së parë është kontradiktore në vendim, pasi sipas tyre, me vednimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, administrata ndodhet në shkelje të ligjit, pasi nuk ka informuar qytetarët dhe ka ndërmarrë një proces jashtë interesave të tyre.

Gjykata duhet të shprehet, thekson në kërkesën e apelit shoqëria civile, për të mos u hapur rrugë në të ardhmen projekteve të tjera në dëm të së mirës publike, të dhëna përmes procedurave arbitrare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA