“Fiks Fare”, shkelja e të drejtave të paraburgosurve
08/07/2016 19:20
Emisioni “Fiks Fare” sjell sonte në mbrëmje fakte sesi shkelen të drejtat e të paraburgosurve në institucionin e ekzekutimeve penale, i cili njihet ndryshe si Burgu 313 në Tiranë.
Kamera e emisionit investigativ është futur në ambjentet e izolimit të këtij burgu. Një i paraburgosur, i cili është ende në gjykim për shfrytëzim prostitucioni, lidhet këmbë e duar me pranga në një nga dhomat e izolimit, në kundërshtim me rregulloren e brendshme të burgut dhe të konventave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Fiks Fare” hedh dritë edhe mbi problemet që kanë punonjësit e policisë së këtij burgu.
Top Channel