Zyrtare, Aliji te Kaiserslautern
01/07/2016 00:00
Edhe pse nuk arriti të luajë asnjë minutë në Euro 2016, prania me kombëtaren shqiptare në Francë e ka ndihmuar Naser Alijin të firmosë një kontratë 3-vjeçare në Bundesliga 2.
Mbrojtësi kuqezi u prezantua pasditen e të premtes si blerja më e re e skuadrës së Kaiserslauternit, aty ku vite më parë ka luajtur edhe Igli Tare.
22-vjeçari largohet kështu nga Bazeli, skuadër me të cilën luajti 53 ndeshje në kampionat, Europa Ligë dhe Champions, për të shkuar në një ekip ku të luajë si titullar.
Aliji konsiderohej para disa vitesh si e ardhmja e kombëtares zvicerane, por pavarësisht se u aktivizua në të gjitha ekipet e moshave “helevtike”, ai zgjodhi të luajë me kombëtaren shqiptare.
Top Channel