Torino ‘gjunjëzon’ Sassuolon, ja notat për futbollistët shqiptarë…
Portugalia duket se ka gjetur yllin e së ardhmes, 18-vjeçarin Renato Sanches.
Ishte adoleshenti ai që u shpall njeriu i ndeshjes për luzitanët në çerekfinalen me Poloninë ndaj së cilës fituan vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave. Trajneri Fernando Santos nuk i kurseu aspak elozhet për blerjen më të re të Bajernit të Mynihut.
“Mendoj se Renato bëri një ndeshje të madhe, por unë nuk prisja që gjërat të shkonin ndryshe. Ai ka ende shumë për të ofruar dhe është në përmirësim të vazhdueshëm. Ai që shihni sot nuk është Renato i së ardhmes, jam i sigurt se me kalimin e kohës ai do të jetë akoma më i mirë”, tha Santos.
Më pas Santos e ktheu vëmendjen te suksesi për kalimin në gjysmëfinale duke u përpjekur të ulë euforinë në skuadër për arritjen e këtij suksesi
“Disa nga futbollistët e mi arrijnë në këtë fazë të një Europiani për herë të parë dhe po jetojnë një ëndërr më të madhe se timen. Disa janë në qiellin e shtatë sepse po ëndërrojnë për atë që po u ndodh. Mungesa e eksperiencës ka anën pozitive të saj, por ndonjëherë në anën taktike kur pëson ndonjë gol ajo të bën shaka të hidhur. Ndaj Polonisë, lojtarët reaguan shumë mirë dhe luftuan fort deri në fund”, u shpreh trajneri.
Top Channel