Gjermani-Itali drejtohet nga gjyqtari hungarez Kassai
30/06/2016 00:00
Ndeshja e “Euro 2016” që do të luhet në orën 21:00 të së shtunës, Itali-Gjermani, është më shumë se një çerekfinale dhe interesi për të është mjaft i madh.
Dy ditë para sfidës, UEFA ka bërë të ditur edhe emrin e arbitrit i cili do të drejtojë këtë ndeshje. Ai do të jetë hungarezi Viktor Kassai.
Gjyqtarë anësorë do të jenë hungarezet Gyorgy Ring e Vencel Toth, gjyqtarë të linjës Tamas Bognar e Adam Farkas, ndërsa polaku Szymon Marciniak do të jetë gjyqtar i katërt.
Top Channel