Vlorë, arrestohet drejtuesi i furgonit që u përplas me trafikndarësen

29/06/2016 13:55

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin Ermal Hykaj, i cili ditën e djeshme, në autostradën Vlorë-Fier, pranë “Kripës”, duke drejtuar automjetin me targë AA050EK, ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe është përplasur me trafikndarësen e autostradës, ku për pasojë ka humbur jetën një nga pasagjerët me iniciale S.H., 37 vjeç, banues në fshatin Llakatund të Vlorës.

Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuar 8 shtetas të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën:
1- M.B., 38 vjeç, banuese në fshatin Llakatund
2- O.D., 19 vjeç, banues në fshatin Llakatund
3- Sh.M., 38 vjeç, banues në Vlorë
4- B.S., 57 vjeç, banuese në Llakatund
5- Gj.H., 40 vjeç, banuese në Llakatund
6- E.H., 47 vjeç, banuese në Lakatund
7- S.D., 25 vjeç, banues në Llakatund
8- Ermal Hykaj (drejtuesi i mjetit – dëmtuar lehtë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA