Batshuayi, transferimi i parë i Chelseat

29/06/2016 00:00

Chelsea ka kompletuar transferimin e parë të madh për sezonin e ardhshëm. Michy Batshuayi pritet të veshë fanellën blu pas një viti të jashtëzakonshëm me skuadrën e Marseille dhe kombëtaren belge.

Chelsea do të shpenzojë 40 milionë euro për të firmosur me sulmuesin, i cili ishte zgjedhja e tretë pas Alvaro Moratës dhe Romelu Lukakus, por këta të fundit u bënë objektiv i shumë i vështirë për t’u arritur për londinezët.

Michy Batshuayi do të jetë edhe transferimi i parë i Antonio Contes, ndërsa zyrtarisht do të bëhet edhe shitja më e shtrenjtë e skuadrës franceze. Herën e fundit kur Chelsea transferoi një sulmues nga Marseille ishte Didier Drogba.

Për shkak të angazhimeve të Contes me kombëtaren italiane, Chelsea nuk është shumë aktive në merkaton e kësaj vere, por gjërat pritet të ndryshojnë në ditët në vazhdim, pasi nga londinezet pritet të largohen edhe disa lojtarë.

Batshuayi do të jetë vetëm sulmuesi i dytë në skuadër, që i bashkohet Diego Costës, pasi Loic Remy pritet të largohet, ndërsa një gjë të tillë tashmë e ka bërë Falcao që u rikthye tek Monaco.

Në formacionin e Contes nuk do të ketë vend as për Pato, të cilit në fund të muajit i skadon edhe huazimi dhe pritet të kthehet në Brazil.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB