
Zhvillimi i një brezi të ri duarsh bionike, të pajisura me një qasje të re inovative mes njeriut dhe robotit e që lejon një kontroll më të mirë të lëvizjeve dhe një rekuperim më të shpejtë të ndjesive taktike.
Është kjo sfida me të cilën do të përballet “DeTOP”, projekti europian i kërkimit, i saponisur nën udhëheqjen e Institutit të BioRobotikës, të shkollës së mesme Sant’Anna në Piza të Italisë.
Programi 4-vjeçar i DeTop do të përqendrohet tek protezat që vendosen pas bërrylit, duke eksperimentuar një sistem inovativ të vendosjes së skeletit që mundëson një stabilitet më të madh afatgjatë, përveçse një përmirësim të ndjeshëm të funksioneve motorike dhe perceptuese.
Deri më sot, kontrolli i lëvizjeve në protezat bionike ka qenë i mundur përmes sensorëve të vendosur në lëkurë, me rezultate jo gjithmonë optimale si nga aspekti funksional ashtu dhe nga ai perceptues.
Top Channel