Objektiv i çdo kompanie globale është reduktimi i kostos së ofrimit të shërbimit dhe këtë parim ka patur ndërmend edhe Rolls-Royce, kur ka prezantuar projektin e vet për të ardhmen e transportit të mallrave përmes oqeaneve.

Bëhet fjalë për konglomeratin industrial (jo kompaninë e prodhimit të automjeteve) që thotë se ka gati projektin për të kontrolluar anijet me mallra në distancë, pa patur nevojë për ekuipazh në bord.

Duket më shumë si skenar i Star Trek, ku nga një dhomë e vogël mund të kontrollosh qindra anije në distancë, por Rolls-Royce e ka seriozisht dhe thotë se brenda dekadës do të ketë gati anijen e parë për transport mallrash që kontrollohet në distancë.

Konglomerati thotë se është duke kryer testime të vazhdueshme për sistemet dhe sensorët që do të përdoren për këtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta