Jep dorëheqjen trajneri i kombëtares angleze, Roy Hodgson

27/06/2016 00:00

Roy Hodgson ka dhënë dorëheqje si trajner i kombëtares angleze. Menjëherë pas humbjes, ai doli para gazetarëve dha fjalimin e tij të lamtumirës, refuzoi t’ju përgjigjej pyetjeve të atyre dhe u largua nga dhoma e konferencave.

“Kontrata ime do të përfundonte pas Europianit. Tani ka ardhur koha që dikush tjetër të vazhdojë punën me këtë skuadër”, u shpreh ai.

Federata angleze tani do të kërkojë një trajner të ri pasi puna për kualifikueset e Botërorit duhet të fillojë shpejt. Hodgson, bashkë me portierin Joe Hart, ishin ata që u fajësuan nga tifozët për humbjen turpëruese  ndaj Islandës.

Gjithashtu, 68-vjeçari ishte trajneri më i paguar në Europian, por humbja e së hënës shënon pikën më të ulët në historinë e kombëtares angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA