Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III Vendet themeluese të Bashkimit Europian dëshirojnë që Londra të nisë sa më shpejt negociatat për të dalë nga blloku.
Ka qenë ky mesazhi që ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ka dhënë pas mbledhjes me homologët e 5 vendeve të tjera që 60 vjet më parë themeluan Unionin.
Shefi i diplomacisë gjermane ka bërë me dije se Franca, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë zgjedhur të ushtrojnë presion ndaj qeverisë britanike, për të shmangur tejzgjatjen e tranzicionit të largimit, pas referendumit të 23 qershorit.
“Negociatat duhet të fillojnë sa më parë”, ka thënë Steinmeier, i rrethuar nga homologët europianë dhe flamujt e kaltër të Unionit.
Ndërsa ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders ka thënë se, kontinenti nuk mund të pranojë një vakum politik. “Kjo nuk është një çështje biznesi si të tjerat”, ka thënë Koenders.
Ndërkohë, nga Mbretëria e Bashkuar, Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se do të kërkojë “bisedime të menjëhershme me Brukselin, për të mbrojtur vendin e Skocisë në BE”.
Top Channel