Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor Referendumi shpalosi ndër të tjerash faktin se, emra të njohur të ekranit në fusha të ndryshme, emra të dashur për publikun, nuk kishin fuqinë e duhur për të kthyer votën nga “kundër” në “pro” qëndrimit në Bashkimin Europian.
Shumica e emrave të njohur të botës së muzikës, letrave, apo edhe kinematografisë ishin kundër “Brexit”-it, por rezultati i referendumit ishte një shuplakë njëherazi edhe për ta.
Agjenti 007 tha se, asnjë vend nuk mund të qëndrojë i vetëm. Autorja e famshme e “Harry Potter”-it prej kohësh ka shpalosur hapur mendimin e saj, duke thënë se fushata për t’u larguar është drejtuar nga “racistët dhe fanatikët”.
Aktorja amerikane Lindsay Lohan shprehu habinë e saj ndaj të gjithë njerëzve që votuan “pro” daljes së Britanisë nga BE-ja. Statuse në “Twitter” nuk munguan as nga komediani britanik, James Corden, i cili e përshkroi si një ditë të trishtë për vendin, kryesisht për të rinjtë, për të cilët thotë se duhet të ndihen të zhgënjyer. Këngëtarja Lily Allen nuk i kurseu lotët kur mori vesh rezultatin e referendumit, që për të ishte i papritur.
Por apeli i tyre nuk shërbeu aspak. Nuk mjaftoi as thirrja e David dhe Victoria Beckham, Elton John apo John Cleese. Fuqia e yjeve nuk kishte ndikimin e duhur. Për një analist politik bullgar, këtë herë doli në pah fakti se, elitat nuk kanë më efektin e mëparshëm, madje apeli i tyre mund të kthehen edhe në “boomerang”.
Top Channel