Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Shqipëria merr një tjetër vlerësim pozitiv. Kësaj radhe tabloidi britanik “Daily Mail” ka vënë notat për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në Europian, bazuar në paraqitjet e tyre ne fazën e grupeve.
Në Grupin A, pavarësisht eliminimit, Shqipëria ka marrë notën më të lartë, duke lënë mbrapa të gjithë rivalët e tjerë. Bazuar në sistemin britanik të vlerësimit, “Daily Mail” i ka dhënë Shqipërisë “B”, ndërkohë që grada më e lartë është “A+”.
“Njëra nga dy ‘humbëset fatkeqe’ e cila u rendit në vendin e tretë por nuk kaloi në 16 më të mirat. Shqipëria performoi sipër pritshmërive edhe pse u eliminua. Një paraqitje impresive me 10 lojtarë në humbjen 1-0 ndaj Zvicrës, ndërsa mbajtën 0-0 Francën për 90 minuta dhe pastaj i jepen vetes një mundësi kualifikimi me fitoren e parë në një Europian. Një kompeticion i mirë dhe një nisje e mbarë e një projekti që premton vazhdimësi”, shkruan tabloidi britanik.
Ndërkohë, pas kuqezinjve renditet Zvicra që “Daily Mail” e vlerëson me “B-”, pastaj Franca me “C+” si dhe Rumania me “D”.
Top Channel