Dorëheqja e Gravinës, zgjedhjet e reja në Federatën Italiane të Futbollit më 22 qershor, njihuni me kandidatët Tifozët shqiptarë ishin mrekullia e këtij evropiani. Në Francë, por edhe këtu në Shqipëri. Për herë të parë në Tirane u krijua një Fan Zone.
Në mbrëmjen e se mërkurës atje ishte edhe Sali Juniku i Top Channel i cili mori përshtypjet dhe emocionet e kësaj aventure të jashtëzakonshme të Shqipërisë në Euro 2016.
Dëshpërimi më i madh pas kombëtares, u ndje tek tifozët kuqezi të cilët pasditen e mërkurë për herë të parë bënë tifo për 90 minuta për përfaqësueses hungareze.
Por tifozët tanë janë të kënaqur me lojërat që bënë të besuarit e De Biasit në 3 ndeshjet e evropianit dhe sidomos me atë fitore historike ndaj Rumanisë.
Pavarësisht eliminimit të pamerituar, ata mendojnë se Shqipëria ka dalë e fituar nga Francë 2016.
Top Channel