Lezhë, gjenden dhe asgjësohen mbi 6.700 bimë kanabis

22/06/2016 00:00

Forcat e policisë së Lezhës kanë ekzekutuar këtë të mërkurë operacionin e koduar “Weed”, gjatë të cilit janë asgjësuar 6.780 bimë narkotike tip kanabis.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë operacionit blutë e Lezhës kanë vënë në pranga shtetasin Zenel Lika, i konsideruar përgjegjës për kultivimin.

Burimet shtojnë se gjatë të njëjtit operacion agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 2 armë automatike, si dhe 36 fishekë.

Materialet hetimore i kanë kaluar ndërkohë prokurorisë së rrethit përkatës, nën akuzat e kultivimit të narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Top Channel