Agostineli merr drejtimin e Skënderbeut

22/06/2016 00:00

Andrea Agostineli do të jetë trajneri i ri i Skenderbeut. Italiani i cili nën drejtimin e Partizanit ia vështirësoi korçarëve marrjen e titullit të 6 radhazi, deklaroi se do të mundohet të vazhdojë punën e mirë të paraardhësit të tij Mirel Josa.

Nën drejtimin e tekniku 59 vjeçar, skuadra korçare do të vijojë stërvitjen në Shqipëri deri më 25 qershor, për t’u zhvendosur më pas në Austri.

Atje do të kompletohen dhe përgatitjet e fundit para përballjes në Champions League kundër hungarezëve te Ferencvarosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA