Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Zlatan Ibrahimoviç udhëton drejt Nisës me një presion të jashtëzakonshëm për të shfaqur vlerat e tij edhe me kombëtaren e Suedisë.
Një prej personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror, sulmuesi 34-vjeçar suedez duhet të “zgjohet” kundër Belgjikës ditën e mërkurë, teksa kombëtares së tij i nevojitet një fitore për t’u kualifikuar më tej në Europian.
Për ta bërë këtë, suedezët duhet së pari të shënojnë gola, pasi kanë thyer një rekord historik: atë të mosgjuajtjes së portës kundërshtare as edhe një herë të vetme në dy takimet e deritanishme.
“Zlatan është një prej sulmuesve më të mëdhenj që kam parë”, tha trajneri suedez Erik Hamren. “Ai është fitues në shpirt dhe është shumë i zhgënjyer. Mendoj se të gjithë duhet ta pranojnë dhe ta kuptojnë atë kështu siç është. Sigurisht që jemi të gjithë të zhgënjyer”.
Suedia e nisi me barazimin 1-1 ndaj Irlandës këtë Europian, por edhe ai rezultat ishte zhgënjyes pasi goli u shënua nga mbrojtësit irlandezë. Ndërkohë, edhe pse performanca e ekipit u përmirësua ndaj Italisë, suedezët sërish nuk e vunë asnjëherë në vështirësi portierin Gianluigi Buffon.
Sa i përket rivalëve të tyre të fundit, talenti i lojtarëve të Belgjikës është i padiskutueshëm, por puna e përbashkët në grup e tyre ndoshta edhe mund të vihet në pikëpyetje. Humbja e parë 2-0 ndaj Italisë është lënë disi pas shpine, pasi belgët arritën të mposhtnin 3-0 Irlandën në sfidën e dytë në grup, ku Lukaku shënoi një dygolësh.
Triumfi ndaj irlandezëve ka qenë më e pakta e mundshme për një ekip me pritshmëri aq të larta sa Belgjika. E ndërsa lojtarë si Kevin de Bruyne dhe kapiteni Eden Hazard dështuan të shkëlqenin ndaj Italisë, të paktën një fitore bindëse kundër Suedisë do ta ndihmonte ekipin belg të shuante çdo lloj frike.
Kualifikimi është thuajse i sigurtë nëse Belgjika shmang humbjen, ndërkohë që fitorja do t’u garantonte belgëve vendin e dytë në grup, ndërsa barazimi do të ishte i mjaftueshëm për sa kohë që Irlanda nuk do të mposhtë Italinë.
I vetmi përfitim që mund të shfrytëzojnë suedezët është fakti që mbrojtësit belgë, Jan Vertonghen dhe Thomas Vermaelen janë të ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe do të mungojnë në sfidën e ardhshme nëse do të ndëshkoheshin ndaj Suedisë. E nëse luajnë me kujdes të tepërt për të mos shkaktuar goditje dënimi, atëherë kjo mund t’i krijonte hapësira sulmuesit Ibrahimoviç.
Top Channel