Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Migjen basha është shumë i lumtur për 3 pikët e mara ndaj Rumanisë. Pasi i bën një analizë të ndeshjes, mesfushori shpreson që të kualifikohemi për në turin tjetër.
“Mirë që i morrëm këto tre pikë. Në ndeshjet me Zvicrën dhe Francën nuk kishim fat, por edhe kundër Rumanisë kishim vështirësi. Ne pjesën e dytë kemi rrezikuar disi, por arritëm ta mbronim rezultatin. Tashmë shohim si do të mbyllen sfidat në ndeshjet e tjera dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Kemi festuar, por kemi frenuar edhe pak festën sepse duhet të presim rezultatet e tjera. Këto tre pikë na bëjnë krenar për veten dhe për tifozët që na kanë mbështetur shumë. Kemi festuar, por tashmë të shohim se çfarë ndodhë me shpresën se do të kualifikohemi. E gjithë skuadra ka bërë një superndeshje. Gëzohem më tepër kur fiton skuadra sesa kur luaj vetë mirë. Kemi bërë diçka vërtetë të bukur. E gjithë shqiptaria është krenare me ne, për këtë që kemi bërë”, tha ai.
Top Channel