Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Në mbrëmje nis edhe raundi i tretë dhe i fundit i ndeshjeve të fazës së grupeve në “Euro 2016”. Vëmendja e të gjithë shqiptarëve do të jetë te sfida mes kombëtares kuqezi dhe asaj të Rumanisë, një ndeshje që do të vendosë edhe çështjen e kualifikimit për në raundin e mëtejshëm.
Shqipëria i ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës e Francës, e megjithatë ka ende mundësi që të vijojë rrugëtimin e saj në këtë Europian. Kuqezinjve u duhet një fitore me gola ndaj skuadrës së Jordaneskut për të siguruar vendin e tretë, e më pas të presë rezultatet e grupeve të tjera për të shpresuar në një përfshirje mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta, që do të kualifikohen në 1/8-at e finaleve.
Rumania, nga ana e saj, mund të kualifikohet edhe si e dyta e grupit nëse fiton ndaj Shqipërisë, por duhet të shpresojë në një fitore të thellë të Francës ndaj Zvicrës.
Në krahun tjetër, Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin mes 16 më të mirave të “Euro 2016”, ndërsa ajo që kërkon është të përfundojë këtë fazë në vendin e parë, objektiv ky për të cilin i mjafton edhe barazimi ndaj Zvicrës.
Por Deschamps e di shumë mirë që skuadrës së tij i duhet një fitore bindëse në këtë ndeshje ndaj helvetëve, për të shuar kritikat për lojën e zhvilluar ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë. Paul Pogba do të jetë ai ku do të drejtohen “prozhektorët”.
Mesfushori i Juventusit, pas polemikave të fundit, do të duhet të tregojë në fushën e lojës se mund të bëhet një futbollist i madh edhe me përfaqësuesen e vendit të tij. Deschamps është gati t’i japë fanelën e titullari 23-vjeçarit ndaj Zvicrës, ndërkohë që edhe Griezmann pritet të luajë që nga minuta e parë.
Top Channel