Ende pa kaluar 24 orë nga humbja e dhimbshme e kuqezinjve ndaj Francës në minutat e fundit, presidenti i Federatës franceze të futbollit, Noël Le Graët, në një intervistë ekskluzive për Top Channel ka vlerësuar kombëtaren shqiptare në debutimin e saj në një Kampionat Europian.
Madje presidenti Le Graët ka theksuar se në ndeshjen e fundit në grup, Franca dhe francezët do të bëjnë tifo për Shqipërinë e De Biasit.
“Të them të drejtën të mërkurën kisha shumë frikë pasi pjesa e parë foli e gjitha për shqiptarët. Ata duhet të jenë krenarë për atë çfarë dhanë në fushën e lojës, pasi meritonin barazim si në ndeshjen ndaj Zvicrës, ashtu edhe në sfidën ndaj nesh. Në sfidën e fundit do të bëj tifo për Shqipërinë, shpresoj që përfaqësuesja të qëndrojë sa më gjatë në këtë Europian
Presidenti i federatës ka folur me superlativa edhe për tifozerinë kuqezi, të cilët ndryshe nga shumë tifozë të tjerë, e kanë shijuar vërtetë këtë Europian.
“Dua t’i falënderoj të gjithë,e dhe në tribunën e ‘Velodrome’ ka qenë një ndeshje shumë e bukur. Përveç 20 mijë shqiptarëve, kishte edhe francezë që mbështesnin ekipin tuaj. Shqiptarët krijuan një atmosferë shumë të bukur”, tha ai.
Top Channel