Gulen: “Grushti”, teatër i Erdogan; Ankaraja i kërkon SHBA ekstradimin

16/06/2016 00:00

Imami miliarder turk, Fethullah Gulen ka folur për gazetarët jashtë banesës së tij në Sejlorsburg të Pensilvanisë lidhur me grushtin e fundit të shtetit në Turqi.

“Ekziston mundësia që puçi në Turqi të ketë qenë një teatër për të vazhduar akuzat ndaj mbështetësve të mij”, ka thënë Gulen.

Ai është shprehur skeptik mbi mundësinë që bota të besojë akuzat e ngritura nga presidenti Erdogan.

“Tani që Turqia ka ndërmarrë shtegun e demokracisë, ajo nuk mund të kthehet pas”, ka thënë më tej Gulen, i cituar nga “The Guardian”.

Ndërkohë, presidenti turk Recep Tayip Erdogan u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara ekstradimin e ish-imamit që jeton në Amerikë, nën akuzën e nxitjes së grushtit të dështuar të shtetit.

Ndërkohë, 8 ushtarët turq dezertorë që u ulën me helikopter në shtetin grek për të shpëtuar, do të ekstradohen drejt vendit të tyre.

Njoftimin e ka bërë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, pasi ka folur në telefon me homologun grek Nikos Kotzias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA