Devoll, aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori

16/06/2016 09:30

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur dje rreth orës 23:30, në fshatin Bitinckë të Devollit.

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Skerdilian Spahi, i cili, duke drejtuar automjetin tip Volksëagen me targa AA984DR, ka aksidentuar shtetasin me iniciale K.M, rreth 38 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima mund të jetë një endacak nga fshati Çërravë i Pogradecit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA