“Washington Times”, vlerësime për figurën e kreut të Kuvendit Ilir Meta

14/06/2016 11:20

Analisti i Washington Times, Jason Katz, vlerëson mjaft figurën e kreut të Kuvendit Ilir Meta në rrugën e integrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë.

Në një shkrim të tijin, “Zëri moderator i Shqipërisë”, Katz thotë se Meta ka fituar reputacionin e një njeriu me pikëpamje reformatore dhe udhëheqës i vendosur për integrimint euroatlantik të vendit të tij.

“Ilir Meta, një nga politikanët më me ndikim në vendin e tij dhe rajon, e nisi karierën e tij si njëri ndër studentët që u ngritën kundër komunizmit, lëvizje e cila solli pluralizmin politik në Shqipëri. Si kryeministër, ministër i jashtëm dhe tashmë si kryetar i parlamentit, Ilir Meta ka fituar reputacionin e një njeriu me pikëpamje reformatore dhe si një udhëheqës i vendosur për integrimin Euro-Atlantik të vendit të tij”, shkruan Katz.

Duke folur për krizën aktuale të refugjatëve analisti i Washington Times thotë se Shqipëria, falë udhëheqësve si z. Meta ka arritur të ndërtojë një shtet demokratik me maxhorancë myslimane, por të përkushtaur ndaj zbatimit të ligjit, shekullarizimit dhe modernizimit. “Për këtë arsye, Shqipëria është një aset i cmuar për politikën e jashtme të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s”, vlerëson Katz.

Në opinionin e tij analisti amerikan thotë se e ardhmja ekonomike e Shqipërisë duket optimiste, ku përmend si projekt të rëndësishëm ndërtimin e korridorit jugor të gazit. “Ndërtimi i Korridorit Jugor të Gazit do t’i sjellë Shqipërisë të ardhura shumë të nevojshme përmes taksave, tarifave të transmetimit dhe ajo që është më e rëndësishmja vende të reja pune dhe një standart më të lartë jetese për qytetarët e saj”, shkruan Katz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA