“Sondazhet thonë se duhet të marrim pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale”, Ina Zhupa në mbledhjen pa media të grupit të PD: S’kemi pse e braktisim
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, me ftesë të homologëve gjermanë mori pjesë në një takim të organizuar nga Bundenstagu në Berlin.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Mediu falenderoi Gjermaninë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, si dhe nismën e kancelares Merkel për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit, nëpërmjet projekteve të përbashkëta.
“Megjithë mbështetjen e Gjermanisë, rruga e integrimit evropian të Shqipërisë është ngadalësuar për shkak të korrupsionit, krimit dhe krizës ekonomike”, deklaroi Mediu.
Pas këtij eventi, kreu i PR zhvilloi edhe një sërë takimesh me deputetë të parlamentetit gjerman, në të cilat u vu theksi tek nevoja që Shqipëria të ndërtojë një politikë të bashkëpunimit për të miratuar reformën në drejtësi dhe të zbatojë pa vonesë ligjin për dekriminalizmin.
Gjithashtu, deputetët gjermanë nënvizuan se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrim parësor i qeverisë, prandaj dhe Gjermania do të ndjekë me vëmendje jo vetëm miratimin e reformës elektorale, por do të vëzhgojë edhe zbatimin e saj.
Top Channel