Kakavijë, sekuestrohen 3 kg heroinë; arrestohet zotëruesi
12/06/2016 00:00
Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 3 kg heroinë që u gjet në një mjet tip Benz me drejtues shtetasin Lulzim Bosnja, 39 vjeç nga fshati Libofsh i Fierit.
Droga ishte fshehur në pjesën e kroskotit dhe ishte ndarë në 6 pako të mbështjella me natriban.
39-vjeçari Lulzim Bosnja u arrestua në flagrancë.
Top Channel