SHBA, Romney: Trump, rrezik për racizmin dhe intolerancën

11/06/2016 13:10

Ish-kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane, Mitt Romney ka sulmuar sërish kandidatin aktual të kësaj force, Donald Trump.

“Komentet e tij bëjnë thirrje për një tendencë raciste që ekziston në disa njerëz”, ka deklaruar Romney në një intervistë.

Romney është shprehur se, miliarderi njujorkez “përbën rrezik për vërshimin e një vale racizmi dhe intolerance”.

Mes figurave të tjera politike dhe jo vetëm që nuk e mbështesin Trump janë: kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan; ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush; ish-presidentët George H. W. Bush dhe George W. Bush; senatori i Nebraska, Ben Sasse; etj.

Ende të pavendosur janë senatori i Teksasit Ted Cruz dhe guvernatori i Ohio, John Kasich.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA